Shkuri Buja rikthehet në PDK.
Ish-kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, i është rikthyer Partisë Demokratike të Kosovës.
Buja ka marrë pjesë sot në një tubim që është mbajtur pikërisht në vendlindjen e tij. Tubimi është mbajtur në fshatin Bujan të Lipjanit.
Buja kishte udhëhequr Komunën e Lipjanit dy mandate sa ishte pjesë e PDK’së.