Kontrollorët e Trafikut Ajror kanë marrtë vendim që të pezullojnë grevën.
Nuk do të ketë grevë nesër dhe të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës “Adem Jashari”.
Artan Hasani, kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve Ajror, ka konfirmuar për KTV-në se pezullimi i grevës është bërë që t’u jepet kohë institucioneve që të analizojnë kërkesat.
E gjithashtu është bërë për shkak të diasporës, të cilët kanë kërkuar të mos ketë grevë për shkak të festave.
“Ky pezullim është bërë që t’u jepet kohë institucioneve për t’i analizuar kërkesat. Gjithuashtu është anuluar greva edhe si shkak i kërkesave të mëdha të bashkatdhetarëve me rastin e festave”, ka thënë Hasani.
Ai ka thënë se institucioneve u është dhënë afat që deri të premten, sot një javë, të dalin me përgjigje për këto kërkesa. Dhe në rast se nuk plotësohen kërkesat e kontrollorëve ajrorë atëherë do të hyjnë në grevë të premten, të shtunën dhe të dielën nga 12 orë.