Rikthehet paniku në Shqipëri, sërish tërmet gjatë natës

08:56 | 15 December 2019

Sërish lëkundje e tokës në Shqipëri.

Pas disa ditëve qetësi, mbrëmë në Shqipëri është shënuar një tërmet, që është paslëkundje e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Tërmeti ishte me magnitudë 4.5 të shkallës rihter. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë duke rikthyer edhe një herë frikën.

Lëkundjet janë shënuar rreth orës 02:20. Thellësia ishte 10 km.

Epiendra ishte 6 km në very të Shijakut dhe 22 km në perëndim të Tiranës.

Komento: