Rikthim aspak i mirë për Xherdan Shaqirin tek Liverpooli

14:53 | 09 Korrik 2019

Duket se Shaqiri e ka filluar me probleme sezonin e ri.

Reprezentuesi zviceran u rikthye për të filluar fazën përgatitore, ashtu si gjithë futbollistët e tjerë.

Por mesfushori nuk do të stërvitet me skuadrën për një kohe të pacaktuar, pasi vuan ende nga lëndimi në pulpë.

Shaqiri pësoi lëndim sa ishte në grumbullim me Zvicrën, në një ndeshje të Ligës së Kombeve.

Lëndimin e tij e ka konfirmuar edhe trajneri Jurgen Klopp.

‘’Shaqiri është akoma i lënduar që nga kombëtarja dhe do të duhet pak kohë derisa të kthehet. Ai ka një tërheqje në pulpë, kështu që nuk do përfshihet në skuadër për disa kohë’’, tha gjermani.

Komento: