Rikthim i fuqishëm i Messit: Shënon dy gola në fitoren e Inter Miaimt

12:26 | 15 Shtator 2024

Pas rikthimit nga lëndimi, sulmuesi Lionel Messi kontribuoi me dy gola dhe një asistim në fitoren 3:1 ndaj Philadelphia Union

.

Argjentinasi ishte jashtë fushës që nga finalja e Kupës së Amerikës, ku mori një goditje në gju dhe si pasojë humbi plot tetë përballje.

Philadelphia fillimisht kaloi në epërsi përmes Uhre pas vetëm dy minutave. Mirëpo, pastaj Inter Miami e mori krejtësisht lojën në dorë.

Lionel Messi pas një bashkëpunimi me Luis Suarez e barazoi rezultatin, kurse vetëm katër minuta u kujdes për ta përmbysur – veçse këtë herë ua asistua nga Jordi Alba.

Krejt në fund, Messi dhuroi edhe një asistim për Luis Suarez, për ta vulosur fitoren me epilogun 3:1.

Inter Miami këtë sezon është lider i padiskutueshëm deri më tani me 62 pikë, plot 10 mbi FC Cincinnatin.

Komento: