Rikthim i mirë i Ronaldos, shënon dy gola

17:09 | 01 Nëntor 2020

Ronaldo kthehet me dy gola.

Juventusi ka marrë pikët e plota në udhëtim te Spezia, falë super paraqitjes së CR7. Zonja e Vjetër fitoi 4-1 me dy gola të 35-vjeçarit.

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund ditëve të vështira me spektakël.

CR7 u rikthye kundër Spezias pas më shumë se dy javësh në izolim, për shkak të koronavirusit.

Kthimin e bëri si një kampion, duke shënuar atëherë ku iu desh më së shumti skuadrës së Andrea Pirlos, madje pas vetëm 3 minutave në fushë.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 56’ në vend të Paulo Dybalas dhe në atë të 59’, arriti të shënojë për 2-1, derisa golin e parë në pjesën e parë për Juven e kishte shënuar Alvaro Morata.

Njëjtë si Ronaldo, bëri edhe Adrien Rabiot.

Rabiot hyri në lojë në vend të Rodrigo Bentancur në minutën e 62’, derisa në atë të 68’ e dërgoi topin në rrjetë për 3-1.

Cristiano Ronaldo, që u rikthye këtë ndeshje pas izolimit dy javor shkaku i COVID-19, e gjeti rrjetën edhe njëherë para fundit të takimit.

Ai shënoi golin e dytë personal në këtë takim në minutën e 76’, nga pika e bardhë.

Ronaldo shënoi n stilin panenka, diçka që rrallë e ka bërë gjatë karrierës.

Me këtë fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 12 pikëve dhe gjendet në vendin e dyë, katër pikë prapa Milanit.

Komento: