Milani është duke biseduar për ta rikthyer në ‘San Siro’ mesfushorin e Chelseas, Tiemoue Bakayoko gjatë verës.
Kohët e fundit u konfirmua që Monaco nuk do të ushtrojë të drejtën e tyre për të blerë 25-vjeçarin, dhe mediat në itali raportojnë se Milani ëndërron të krijojë një dyshe Bennacer-Bakayoko në mesfushë, si pjesë e sistemit të ri tëRangncik me 4-4-2.
Tani mediat në Itali raportojnë se Milani po bisedon për transferimin e Bakayokos dhe Chelsea janë të gatshëm të shesin për një tarifë prej 20-25 milionë euro.
Për më tepër, menaxhmenti kuqezinj janë duke punuar në një plan për të përhapur pagën e tij gjatë një marrëveshje katër vjeçare, në 4 milionë euro në vit.
Mbetet të shihet nëse kushtet e Milan do të merren parasysh nga Chelsea, dhe dëshira e Bakayokos për tu rikthyer në ‘San Siro’ do të realizohet. /ORAinfo/