Dje u raportua se përfundimisht Messi do të largohet nga Barcelona.
Dhe, e ardhmja e tij është absolutisht e panjohur momentalisht.
Mundësia që po përflitet më së shumti është rikthimi në Barcelonë, klubin ku arriti të gjitha.
Ndërkohë, presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka folur në lidhje me mundësitë e Barcelonës për të nënshkruar me të.
“Nëse Barcelona nënshkruan me Messin, paga e tij do të jetë më e vogël sesa e ka tani në PSG. Rikthimi i tij varet nga shitja e lojtarëve. Mendoj se Barcelona do të fitojë para të mira nga shitja e lojtarëve këtë verë”, tha Tebas.
Messi paguhet 35 milionë euro në sezon te Paris Saint-Germain.