Rikthimi i Nainggolan, skuadra e Interit befason me vendimin.
Radja Nainggolan me shumë gjasa do të mbetet zikaltër këtë sezon.
Pas huazimit te Cagliari, drejtuesit e Interit, duket se kanë menduar ta mbajnë në skuadër belgun, i cili nuk do të kthehet te skuadra që u aktivizua sezonin e fundit.
Lajmi u konfirmua edhe nga presidenti i Cagliarit, Xhiulini, i cili në një prononcim për “Sky Sport” tha se marrëveshja nuk u arrit.
“Takimi nuk shkoi mirë. Është e pamundur të khethet. Besoj që do të qëndrojë në Milano, duan ta mbajnë”, u shpreh ai.
Kujtojmë që ditën e sotme te Interi u rikthye edhe kroati Ivan Perisic. Gjithsesi është ende e paqartë e ardhmja e futbollistit që fitoi tripletën me Bayernin. Nuk dihet ende nëse drejtuesit e Interit do ta mbajnë Presicin, apo do ta shesin diku tjetër.