Rikthimi i tifozëve në tribuna, ministri italian jep lajmin e madh

22:17 | 16 July 2020

Ministri italian optimist për rikthimin e tifozëve në tribuna.

Klubet e Serisë A kanë nisur punën bashkë me Federatën e Futbollit për të hartuar një protokoll që do t’i “ndizte dritën jeshile” rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumit ndoshta që në ndeshjet e fundit të këtij sezoni.

Megjithatë Ministri Italian i Sporteve Vincenzo Spadafora nuk u shfaq kaq optimist për këtë nismë, duke deklaruar se e përjashton si mundësi rikthimin e tifozëve në stadium që në ndeshjet e këtij sezoni.

“Është shumë e rëndësishme që gjërat kanë shkuar mirë që prej rifillimit, pasi kjo na jep shpresa se shumë shpejt mund të kalojmë në fazën tjetër, atë të hapjes së dyerve të stadiumeve për tifozët”.

”Nuk besoj se mund ta bëjmë këtë në 5 javët e mbetura, por natyrisht që jam i angazhuar të krijojmë kushtet për të pritur tifozët që prej muajit shtator”, deklaroi Spadafora.

Komento: