Perez është shprehur shumë i lumtur me rikthimin e trajnerit.
Presidenti i Real Madrid ka komentuar rikthimin e Zinedine Zidane në stolin e skuadrës së tij.
Zidane, i cili fitoi tri Liga të Kampionëve radhazi me skuadrën e Real Madrid, u largua nga stoli i kësaj skuadre 10 muaj më parë.
Sot, në mënyrë të befasishme francezi u emëruar përsëri trajner i kësaj skuadre, dhe nënshkroi një kontratë që e mban atë në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2022.
Perez është shprehur shumë i lumtur me rikthimin e trajnerit më të mirë në botë, siç e ka quajtur ai.
“Rikthimi i Zidane: Pasioni i tij për Real Madrid e bashkon atë me këtë klub” ka thënë fillimisht ai, transmeton lajmi.net.
Reali ishte pjesë e rëndësishme e jetës së tij, për këtë arsye ai vendosi të kthehet në momentet më të vështira” ka thënë tutje ai.
“I dëshirojmë mirëseardhje trajnerit më të mirë në botë, i cili reprezenton madhështinë e Real Madrid. E falënderoj atë edhe njëherë për besnikërinë” ka thënë ndër të tjerash Perez.
Zidane do të tentoj që në 11 ndeshjet e mbetura në këtë sezon të rikthej shpirtin luftarak dhe mentalitetin fitues në skuadër.