Rikthimi në Manchester United, Ronaldo me këtë veprim dridh Juventusin

13:09 | 19 Janar 2021

Manchester United në alarm, me Ronaldon që jep sinjale se mund të rikthehet në Old Trafford.

Tifozët e Manchester United mund të ëndërrojnë për rikthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford.

Ylli portugez u larguar nga Djajtë e Kuq në vitin 2009, derisa në vazhdimësi është lidhur me një rikthim te klubi ku bëri emër.

Sipas asaj që raporton Daily Express, Ronaldo ka filluar të ndjekë përsëri Manchester Unitedin në Instagram dhe ka shtuar zërat se mund të rikthehet në skuadër.

Derisa pesë herë fituesi i Topit të Artë është te Juventusi, një rikthim në Old Trafford për të është i mundur.

Nëse United mund të përballojë pagën e lartë të Ronaldos, atëherë mund të ndodhë një rikthim sensacional.

Zonja e Vjetër është e gatshme që t’i ndajë rrugët me 35-vjeçarin, pikërisht shkaku i pagës së tij të lartë që fiton pothuajse sa e gjithë ekipi.

Komento: