Rikthimi në normalitet, OBSH jep lajmin e keq

10:08 | 14 July 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

OBSH ka paralajmëruar se një kthim në normalitet nuk do të jetë i mundur së shpejti sepse shumë vende po shkojnë në drejtim të gabuar dhe mesazhet e paqarta të shumë liderëve po dëmtojnë besimin e njerëzve.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës, Tedros Adhanom, ka paralajmëruar teksa ka deklaruar që “Nëse qeveritë nuk komunikojnë qartë me qytetarët e tyre dhe nuk zhvillojnë strategji që synojnë frenimin e përhapjes se Covid dhe rrjedhimisht nuk bëjnë aq sa duhet për të shpetuar jetë, nëse popullsia nuk i zbaton rregullat themelore të mbajtjes së maskës, distancimit fizik dhe higjenës, pandemia do të vazhdojë dhe gjërat do të përkeqësohen”.

Ndërkohë gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone në mbarë botën po rikthejnë bllokimet ose po fillojnë përsëri të vendosin masa kufizuese.

Republika Çeke ka rikthyer kufizimet e udhëtimit për ata që vijnë nga Serbia dhe Mali i Zi, pas shpërthimit në këto dy vende të vatrave të reja Covid.Rikthimi i egërsisë pandemike në Ballkan ka frikësuar gjithashtu Greqinë e cila do të rrisë kontrollet e hyrjes së turistëve në vend.Nga ana tjetër, shkencëtarët e Akademisë Mjekësore në Londër kanë deklaruar se ‘Këtë dimër, pandemia e koronavirusit mund të krijojë një stuhi perfekte’.

Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se vendet duhet të jenë gati për një ngritje të mundshme të kurbës Covid gjatë muajve të dimrit, kur mendohet se shpërthimet e vatrave të koronavirusit do të jenë më serioze se shpërthimet fillestare që ndodhën gjatë muajve mars dhe prill.

Komento: