Danimarka ka shokuar botën e futbollit ku për 10 minuta ka barazuar rezultatin kundër Zvicrës nga 3:0 në 3:3.
Granit Xhaka ishte një nga protagonistët në barazimin prej 3 me 3 ndaj Danimarkës.
Zvicra lëshoi fitoren nga duart duke humbur epërsinë prej 3 golave në dhjetë minutat e fundit të takimit, transmeton Koha.net.
Xhaka shënoi një super gol për Zvicrën për ta çuar rezultatin në 2 me 0. Megjithatë largimi i tij nga fusha në minutën e 79 duket se pati ndikim direkt në rezultat pasi danezët nga minuta e 84 e deri në minutën e 90+3 shënuan tre herë për të marrë një pikë.
Por, përkundër barazimit Xhaka është i kënaqur me pozicionin e kombëtares së Zvicrës.
“Donim të fitonim, nuk e arritëm por ende jemi në një pozitë të fuqishme. Tani koha të kthehem tek Arsenali, kemi synime që duhet t’i arrijmë”, është shprehur Xhaka.