Rimbursimi i kuponëve fiskalë, ky do të jetë ndryshimi i ri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rimbursimi i kuponëve fiskalë, ky do të jetë ndryshimi i ri

19:35 | 09 Dhjetor 2018

Rimbursimi i kuponëve, u bë një lojë mjaftë e pëlqyer nga qytetarët, e duket se po vazhdon edhe më tutje.

Që nga fillimi i kësaj kampanje e deri më tani shuma e rimbursuar për qytetarë është mbi 29 milionë euro, ndërsa numri i qytetarëve të cilët janë rimbursuar është 1,531,617.

Zyrtarë të ATK’së kanë thënë se numri i qytetarëve të cilët aplikojnë për këtë kampanjë dallon nga forma paraprake, pasi atëherë kanë mundur të përfitojnë të gjithë qytetarët që kanë grumbulluar kuponë fiskal, ndërsa tash mund të përfitojnë vetëm ata që përzgjedhin melotari.

Zëdhënësja e ATK’së, Valentina Bytyqi-Sefa në një prononcim për Indeksonline ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime edhe nga kampanja e tanishme, në të cilën numri i aplikimeve të qytetarëve arrin deri në 60 mijë.

“Momentalisht ende nuk kemi planifikuar që të ndërrojmë formën e rimbursimit nga kuponët fiskal, sigurisht që do të ketë ndryshim, pasi që ATK çdoherë bënë përpjekje që gjejë formën më të përshtatshme për qytetaret.

Ndryshimet bëhet me qëllim të nxitjes së sa më shumë qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal, të cilat janë të parapara me Udhëzimin Administrativ për organizimin e kësaj kampanje”, ka deklaruar ajo.

Bytyqi-Sefa ka thënë se kjo kampanjë ka ndihmuar shumë në edukimin e qytetarëve, duke i kthyer në “inspektorë” duke kërkuar kupon fiskal.

“Sa i përket formës së vjetër, ajo ka qenë formë unike, e cila ka arritur që në masë të madhe ti edukoj qytetaret rreth rëndësisë së kuponit fiskal.

Forma e kaluar në një mënyrë pati kthyer qytetaret në “inspektorët” pasi që pas çdo blerje ata kanë kërkuar që të pajisen me kupon fiskal.

Mirëpo, edhe në bazë të udhëzimit administrativ parashihet që në periudha 1-2 vjet të ndryshoj forma e rimbursimit”, ka thënë më tej ajo.

Kampanja për rimbursim nga kuponët fiskal tani është duke u zhvilluar në fazën e tremujorit të katërt për vitin 2018. Ndërsa, numri i qytetarëve për çdo periudhë aplikimi arrin deri në 60 mijë.

Komento: