Rep-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj ka hapur një Instagram të ri i cili mban emrin “isyourgirlrina”.
Ajo ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet me flokë ngjyrë rozë. Në postimin e saj të parë në llogarinë e re Rina ka shkruar “instagram i ri. A ju mungova?”.
Në muajin tetor, Met Elshani ish-menaxheri i artistes së njohur Rina Balajt kishte deklaruar se me largimin e Rinës nga “On Records” Instagrami i saj ku numëronte afër 500 mijë ndjekës është përvetsuar nga ai pasi që sipas tij, me kontratë kjo llogari i takon “On Records”. Kjo faqe tashmë figuron si “Onrecordsofficial”.