Rindez ‘lufta’ politike në Kosovë, shkak BE-ja

08:12 | 17 April 2019

Bashkimi Evropian rindez ‘luftën’ politike në Kosovë.

Deklarata e komisionarit Johannes Hahn se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi ka rindezur “luftën” politike në vend. Përfaqësuesit e partive politike thonë se deklaratat e tilla para takimit të Berlinit janë të dëmshme dhe njëkohësisht ideja për ndryshim kufijsh është thirrje për luftë, shruan sot Gazeta Zëri.

Deklarata e komisionarit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, për “Washington Post” se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi ka rindezur “luftën” politike në vend.

Ka qenë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka reaguar i pari ndaj deklaratave të komisionarit të BE-së, duke thënë se kjo ide vjen pak kohë para takimit të Berlinit. Kjo deklaratë e Hahnit, sipas Haradinajt, është e pashpresë dhe shkatërruese për Kosovën, shkruan më tutje Gazeta Zëri.

Idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë i pari e ka prezantuar verën e kaluar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por kjo është kundërshtuar ashpër nga subjektet kryesore politike në vend duke shprehur drojën e humbjes së veriut të vendit.

Komento: