Rinovimi i kontratës, Ibrahimovic ‘mesazh’ Milanit

18:48 | 07 Shkurt 2021

Ibrahimovic ‘mesazh’ Milanit për rinovimin e kontratës.

Pas dy golave ndaj Crotones, ylli i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic i ka dërguar mesazh drejtuesve për rinovimin e kontratës.

39-vjeçari shënoi dy herë në fitoren bindëse ndaj Crotones me rezultat 4 – 0, transmeton lajmi.net.

Pas golit të dytë, ai u kap nga kamerat duke bërë lëvizje drejtuar në tribuna, ku ishin të ulur dy drejtorët Paolo Maldini dhe Ricky Massara.

Suedezi ishte duke lëvizur gishtat, me nënkuptimin ‘edhe një tjetër’ dhe pastaj filloi duke ngritur njërin gisht e pastaj tjetrin, që nënkuptonte golat.

Sipas Sky Sport Italia, Ibrahimovic dëshiron një vit tjetër në kontratë ose dy, kontratë që i skadon në fund të sezonit.

Këtë edicion, Ibra ka shënuar 14 gola në 11 paraqitje në Seria A.

Komento: