Para pak minutash, Chelsea njoftoi se ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel.
Ky lajm erdhi krejtësisht papritur dhe një ditë pas humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit në udhëtim.
Para pak javësh, kishte raporte se Tuchel është në bisedime për rinovimin e kontratës me ekipin londinez, por tani situata është ndryshuar totalisht, shkruan Express.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve, Chelsea ka shënuar vetëm dy fitore, teksa ka regjistruar tri humbje dhe një barazim.
Kulmi ishte në ditën e djeshme, ku Chelsea u mposht nga Dinamo Zagreb.
Në Premierligë, Chelsea gjendet në vendin e gjashtë me 10 pikë gjithsej, tri fitore, një barazim dhe dy humbje.
Kujtojmë se Tuchel e nisi me mjaft sukses aventurën e tij te Chelsea, duke e fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë.
Pasardhësi i Tuchel te Chelsea mund të jetë Graham Potter, trajneri aktual i Brighton.