Rinovimi i kontratës me Milanin, ky është qëndrimi i Kalulu

17:59 | 21 September 2022

“Nëse gjërat shkojnë mirë si tani, dëshiroj ta vijoj qëndrimin në “San Siro””

Pierre Kalulu ka folur për mundësinë që ai të rinovojë së shpejti kontratën me Milanin.

Në një intervistë të dhënë së fundi, mbrojtësi që shkëlqeu në sezonin e fundit me “kuqezinjtë”, u shpreh optimist në lidhje me vijimin e qëndrimit në “San Siro”, transmeton lajmi.

Ndër të tjera, ai tha se ka kohë për ta diskutuar një gjë të tillë, teksa la të kuptohet se aktualisht është i fokusuar në situatën momentale të klubit.

“Nëse gjithçka shkon mirë sikurse tani…ne fitojmë tituj dhe unë luaj titullar, sigurisht që dua ta vijoj qëndrimin këtu (te Milani)”, tha fillimisht ai.

“Gjithsesi, do të vijë koha që kjo çështje të diskutohet me menaxherin”, përfundoi Kalulu.

Komento: