Rinovimi i kontratës me PSG-në nuk është prioritet i Messit

18:54 | 13 February 2023

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë ende e paqartë.

Pavarësisht raportimeve se argjentinasi është në bisedime me Paris Saint-Germainin për rinovim të kontratës, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Kontrata e Messit skadon pas përfundimit të sezonit aktual.

Edhe pse rinovimi i kontratës mbetet një opsion për fituesin e Kupës së Botës, “FootMercato” ka raportuar se për momentin ky nuk është prioritet i sulmuesit.

Megjithatë, gjithçka mund të ndryshojë ende në muajt e ardhshëm, veçanërisht duke pasur parasysh se klubi, i cili në çdo rast mbetet në kontakt me përfaqësuesit e 35-vjeçarit, do të marrë një vendim vetëm në fund të sezonit.

Për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” besohet se interesim ka pasur nga Inter Miami dhe Barcelona.

Messi mendohet se nuk e dëshiron transferimin në MLS, teksa rikthimi te Barça mund të mos realizohet shkaku i raporteve jo të mira mes tij dhe presidentit, Joan Laporta.

Komento: