“Rinovimi i Messit zyrtarizohet javën e ardhshme”

18:13 | 27 Qershor 2021

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se shumë shpejt Messi do ta rinovojë kontratën me Barcelonën.

Argjentinasi do rinovojë edhe për dy vitet në vijim.

Romano ka konfirmuar se gjithçka do bëhet zyrtare javën e ardhshme.

“Rinovimi i Lionel Messit me Barcelonën është shumë pranë.

Bordi i Barcelonës ndihet i sigurt se do zyrtarizohet marrëveshja deri në qershorin e 2023 javën tjetër. Dy palët janë duke punuar të rregullojnë detajet finale në klauzolën e kontratës”, shkroi ai.

Ndërkohë, Messi momentalisht është i fokusuar te Kombëtarja e Argjentinës në Kupën e Ameriëks.

Komento: