Rinumërimi i 914 vendvotimeve, KQZ publikon rezultatet e para

22:26 | 13 Janar 2026
Rinumërimi i 914 vendvotimeve, KQZ publikon rezultatet e para

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur procesi i rinumërimit të 914 vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rinumërimi po zhvillohet në nivel vendi dhe përfshin të gjitha komunat e Kosovës. Procesi aktualisht është në zhvillim dhe, sipas përditësimit të fundit, një pjesë e vendvotimeve tashmë janë përpunuar.

Të dhënat paraprake nga rinumërimi tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.49% të votave të numëruara deri tani, e ndjekur nga AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 33.64%. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 13.59%, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 7.53%.

Procesi i rinumërimit është iniciuar pas vendimeve të organeve përkatëse zgjedhore dhe ka për qëllim verifikimin e saktësisë së rezultateve dhe rritjen e transparencës zgjedhore. Nga KQZ është bërë e ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përmbylljes së plotë të rinumërimit dhe certifikimit zyrtar të tyre.

Komento: