Rinumërohen 1500 vendvotime, procesi përmbyllet në 22 komuna

16:56 | 24 Janar 2026
rinumerohen-1500-vendvotime,-procesi-permbyllet-ne-22-komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Deri më tani procesi është përmbyllur në 22 komuna.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 58% apo 1,500 nga 2,557 vendvotime”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Komento: