Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave

08:26 | 27 Janar 2026
rinumerohen-afro-75%-e-te-gjitha-votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri në ora 07:11 të së martës, janë rinumëruar 73.80% e të gjitha votave, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë të hënën, komisioni kishte bërë të ditur se ky proces ishte përmbyllur plotësisht në 25 komuna.

Komento: