Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që është i izuluar.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Kosova nuk pranon më kushte të reja për liberalizimin e vizave.
Ai pas Forumit të Sigurisë të mbajtur në Mal të Zi ka deklaruar se marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të respektohen dhe implementohen vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Sipas tij këto marrëveshje s’mund të implementohen me aspiratat e dikujt që mund të cënojë funksionalizimin e shtetit të Kosovës.
“Kosova ka realizuar të gjitha kushtet e nevojshme në ekonomi, politikë dhe legjislacion para së gjithash që të ndodhë liberalizimin i vizave, por kushtet e reja nuk do të pranojmë”, ka thënë ai.
“Sa për heqjen e tarifës apo themelimin e ndonjë mekanizmi, qoftë edhe asociacionit për liberalizimin e vizave. Kosova i qëndron mbrapa arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe implementimit në tërësi”, ka shtuar ai.