Rita Ora, është rritur në Angli por asnjëherë nuk i harruar zakonet e vendit të saj.
Këngëtarja Rita Ora është e ‘çmendur’ pas piteve, e këtë më së miri e tregon postimi i nënës së saj, shkruan lajmi.net.
Artistja me famë botërore kishte performuar dje në një koncert madhështor të mbajtur në Wembley.
Nëna e saj tregon se cila ishte pyetja e parë pas zbritjes nga aeroplani: ‘Nënë sapo mbërrita a është gati Pitja’, shkruan Vera në postimin e bërë.