Rita ndahet nga i dashuri, në këtë gjendje përfundon

14:29 | 06 March 2019

Nuk po i shkon mirë aspak jeta private.

Romanca e këngëtares Rita Ora me aktorin e njohur, Andrew Garfield thuhet se ka mbaruar pasi ylli i Hollivudit i tha asaj se dëshiron të ketë një jetë më private.

Këngëtarja 28-vjeçare thuhet se ndihet e shkatërruar nga vendimi i Garfield për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm katër muajsh.

Ata e kishin kaluar Krishtlindjen së bashku dhe vendimi i aktorit erdhi në mënyrë të papritur për këngëtaren shqiptare.

Një burim i tha ‘The Sun” se: “Rita është e mërzitur për të gjithë situatën. Andrew u nda me të kohët e fundit dhe për këngëtaren ka qenë e vështirë pasi kishin kaluar shumë kohë së bashku”.

Karriera e saj sa vjen edhe po rritet gjithnjë e më shumë dhe Rita po jeton jetën e saj në qendër të vëmendjes.

Por kjo gjë duket se nuk i pëlqen aktorit, i cili vendosi që t’i japë fund marrëdhënies në kërkim të ruajtjes së privatësisë.

Rita është munduar ta mbajë larg rrjeteve sociale romancën me Andrew, por sërish nuk ia ka dalë pasi gjërat nuk funksionuan mes tyre.

Komento: