Rita nis ta stolis bredhin, me veprimin e tij Fidani tregohet një burrë i vërtetë!

09:37 | 14 Dhjetor 2022

Rita Haziri, është një këngëtare e re në treg.

Ani pse ka pak kohë që ka hyrë në industrinë e muzikës, ajo ka arritur që shumë shpejtë ta bëjë për vete një numër të madh adhuruesish, shkruan ORAinfo.

E veçanta e saj është se ajo në këtë rrugë ka hyrë së bashku me të fejuarin, Fidan Gashi.

Dyshja kanë sjellë duetet e këngë të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.

E në prag të festave të fundvitit, Rita dhe Fidani kanë filluar ta stolisin shtëpinë.

Në fotografinë e publikuar nga çifti, shihet Rita duke e stolisur bredhin, ndërsa Fidani kujdeset që ta mbaj atë për të mos u rrezuar.

Me këtë veprim, Fidani është treguar një burrë shumë i kujdesshëm ndaj të dashurës së tij. /ORAinfo/

Komento: