
Rita Ora, nuk po i ndahet luksit.
Rita Ora përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që së fundi ka udhëtuar për në Spanjë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi nga ballkoni i hotelit ku po qëndron, ku duket pamje mahnitëse e Ibizës.

Por, ajo nuk ka preferuar të tregojë se kush po e shoqëron në këto pushime.
Për ndryshe, “Ritual” titullohet projekti i fundit muzikor i Ritës, ndërsa nuk e ka ndalur punën rreth këngëve të reja.
