Rita Ora i mahniti të gjithë me vustanin e veshur për Met Gala 2019

11:42 | 07 May 2019

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora edhe mbrëmë ka marrë vëmendjen në eventin e madh Met Gala.

Në eventin e mbrëmshëm të Met Gala, shumë yje sërish kanë shfaqur sensin e tyre të modës dhe ideve më të veçanta përmes veshjeve dhe dukjes.

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe Rita Ora, dhe as këtë herë nuk ka dështuar për të marrë vëmendjen në tepihun e kuq.

Rita është shfaqur në një fustan të gjatë ngjyrë ari, dhe me flokë të gjatë e të lëshuar.

Bukuroshja është shfaqur në këtë event duke e shoqëruar idolin e saj, modelen legjendare Kate Moss dhe të dyjat janë veshur në veshje thuajse të ngjajshme.

Tema e këtij viti në Met Gala ishte për veshjet ikonë të modës.

Komento: