Rita Ora ka ardhur mbrëmë në Kosovë, befasoi të gjithë me veshjen e saj

08:31 | 09 April 2019

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmë ka arritur në Kosovë me avion special.

Rtv21 ka siguruar disa fotografi në të cilat, Rita shihet duke zbritur nga aeroplani në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Rita në fotografi shihet e veshur sportive.

28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirësie dhe do të takohet me viktimat e dhu.nës seksuale.

Këngëtarja ka mbajtur një koncert madhështor në kuadër të festimeve të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës në vitin 2018.

Kujtojmë që Rita më 23 nëntor të vitit 2018 ka publikuar albumin e saj “Phoenix”.

Pjesë e këtij albumi janë këngët e njohura si: “Anywhere”, “Your Song”, “Let you love me”, “Girls”, në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX, “Lonely together” bashkëpunimi i suksesshëm me Aviciin, “Falling To Pieces”, “Cashmere” dhe “Velvet Rope”.

Komento: