Rita Ora mbush vet me karburant veturën e saj ‘Ferrari’

21:46 | 07 Prill 2026

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar së fundmi një seri fotosh në Instagram, duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe koha që po shijon aktualisht.

Mes imazheve të postuara, njëra prej fotografive tërhoqi vëmendje të veçantë, pasi këngëtarja shihet teksa furnizon me derivate veturën e saj luksoze të tipit Ferrari në një pikë karburanti.

Fotografitë e tjera e shfaqin Ritën me paraqitje mjaft të kuruara dhe me stil urban, gjatë shëtitjeve nëpër rrugët e Zelandës së Re – vend ku ajo po qëndron këto ditë bashkë me bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

“Pak nga kjo, pak nga ajo”, shkroi artistja shqiptare në mbishkrimin që shoqëronte setin e fotografive në Instagram, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një përmbledhje momentesh të ndryshme nga ditët e fundit.

Rita Ora, ndërkohë, po vazhdon punën për albumin e saj të katërt, i cili ende nuk ka një datë zyrtare publikimi.

Komento: