Rita Ora shkon te frizerka, shihni se çfarë iu ka bërë flokëve

11:08 | 29 Shtator 2021

Rita Ora bën ndryshim në pamje, shihni se çfarë iu ka bërë flokëve.

Rita Ora është prej këngëtarëve më të suksesshme dhe më të përfolura shqiptare në botë. Ylli i muzikës ka arritur që ndër vite të jetë në fokus të mediave botërore si për talentin në muzikë, ashtu edhe për stilin e saj unik dhe me shumë shije.

30-vjeçarja eksperimenton shpesh herë me stilin e veshjes, por edhe të flokëve, teksa kryesisht njihet si bionde.

Së fundmi këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka realizuar një fotosesion të ri, ndërsa ndryshimin e bëri pikërisht në stilin e flokëve, duke mos ikur nga rrënjët e saj prej bionde, por me një prerje të veçantë, ajo dukej më ndryshe se zakonisht.

“I dua këto flokë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që ndau me fansat.

Sakaq , ylli i hitit “Anywhere” ka qenë mjaft e angazhuar kohëve të fundit, pas përfundimit të “Voice Australia”, ku ishte pjesë e jurisë, këngëtarja po bën përgatitjet finale për koncertin e madh që do të mbajë në Kullën Eiffel, më 30 Shtator.

Komento: