Rivaldo ia gjen Realit zëvendësuesin e Ronaldos

17:00 | 23 Mars 2019

Real Madrid ende nuk ka gjetur një zëvendësues për Ronaldon.

Rivaldo ka analizuar situatën te Real Madridi, pas largimit të Cristiano Ronaldos Legjenda e Brazilit thotë se Los Blancos duhet të fokusohen patjetër në nënshkrimin e një zëvendësuesi të yllit portugez.

Kampioni i botës me Brazilin beson se Neymar Junior, ose Kylian Mbappé, njëri prej tyre, mund ta lërë PSG-në dhe të bashkohet me Zinedine Zidanen në “Santiago Bernabeu”.

“Largimi Ronaldos? Ai bënte diferencën në kohë të vështira. Nuk ka rëndësi nëse Real Madridi përpiqet ta shmangë të folurin për Ronaldon”, tha Rivaldo.

Sipas tij, sukseset e fundit të tyre, përfshirë edhe fitimin e tre Championsave radhazi, ishin kryesisht meritë e atij.

“Ky sezon tregoi se sa boshllëk ka lënë CR7 te Real Madridi. Klubi duhet të nënshkruajë me një tjetër, që ta zëvendësojë.

Mbappe dhe Neymar janë dy emrat më potencialë në qarkullim për atë pozicion. PSG nuk do t’i lëshojë ata, sepse nuk kanë nevojë për të holla.

Megjithatë, njëri prej tyre mund t’i bashkohet Zidanes në kryeqytetin spanjoll. Kjo do të varet edhe nga këmbëngulja e Zidane dhe Real Madridit”, shtoi Rivaldo.

Të ngjajshme Rreth 80% e produkteve të pulës në Kosovë janë nga Brazili Maduro mbyll kufirin me Brazilin I abuzuan dhe kërcënuan familjen, ylli brazilian refuzon Seleçaon Brazili kundër OKB-së Kosova vazhdon ngjitjen në renditjen e FIFA-s Dybala frikëson Juventusin, lëndohet në ndeshjen ndaj Brazilit

Komento: