Rivaldo shokon: Dua që ylli i Realit të transferohet te Barça

20:47 | 14 Dhjetor 2018

Ish-ylli i Barcelonës, Rivaldo do të dëshironte të shihte yllin e madh të Realit, Iscon të bëjë një lëvizje në drejtim të Barcelonës përcjell ORAinfo.

Isco e ka parë vetën në bankën rezervë që nga ardhja Santiago Solari si zëvendësim i Julen Lopetegui në tetor.
Kësisoj, mesfushori spanjoll po mendon të largohet përfundimisht nga Los Blancos.

Duke parë situatën e tij, ish ylli i Barcelonës dhe legjenda braziliane, Rivaldo ka shprehur dëshirën e tij që ai ta bëjë një lëvizje te Barça.

Kujtojmë se për shërbimet e Iscos janë të interesuar edhe ekipet e Premer Leagues./ORAinfo/

Komento: