Po “shpërthen” në Superligën e Turqisë, rivali i Galatasarayt kërkon Milot Rashicën.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po shkëlqen në Superligën e Turqisë me ekipin e Galatasaray.
Sot gjatë ditës mediumet angleze dhe ajo e “The Telegraph” kanë shkruar për një interesim të mundshëm të Fenerbahces për futbollistin kosovar, shkruan Lajmi.
Milot Rashica është huazuar te Galatasaray nga Norwich City, por klubi turk ende nuk ka arritur marrëveshje për ta blerë kartonin e plotë të futbollistit nga Kosova.
Andaj, tashmë shumë klube kanë filluar të interesohen për lojtarin “dardan”, ndër to edhe rivali i Galatas, Fenerbahce.
Kujtojmë që për Milot Rashicën të interesuar janë edhe klube tjera, përfshi ekipin nga Anglia, Burnley – që sezonin tjetër do të bëjë gara në Premier League.