Rivali i Manchesterit është i gatshëm për të nënshkruar me Ronaldon, nëse ai do të mbetet lojtar i lirë.
Chelsea raportohet se mund të bëjë lëvizje për Cristiano Ronaldon në afatin kalimtar të janarit.
E ardhmja e sulmuesit portugez është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas intervistës së fundit që ai dha për Piers Morgan.
Manchester United është duke analizuar situatën dhe pritet që së shpejti të del me një vendim për Ronaldon, teksa nuk përjashtohet mundësia që shkëpusë kontratën me të.
Dhe, sipas “Mirror”, Chelsea është gati të bëjë një lëvizje për 37-vjeçarit, por vetëm nëse “Djajtë e Kuq” e largojnë atë.
Nëse përfundimisht prishet kontrata e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” me klubin anglez, atëherë i bie që ai të mbetet lojtar i lirë.
Cristiano Ronaldo me klubin anglez ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.