Juventusi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Franck Kessie, i cili po kërkohet edhe nga skuadra e Interit, raporton “Diario Sport” të mërkurën.
Kessie pritet të largohet nga Barcelona këtë verë dhe skuadra spanjolle po pret ofertat për mesfushorin e Bregut të Fildishtë.
26-vjeçari iu bashkua Barcelonës verën e shkuar si lojtar i lirë dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.
Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa e njeh mirë kampionatin italian pasi ka bërë karrierë te Milani, Atalanta e Cesena.
Këtë sezon, Kessie ka 3 gola e 3 asistime në 37 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.