Rizvanolli: Janë arritur nivelet optimale për furnizim me ujë në “Kosova B”

23:38 | 30 Nëntor 2024
rizvanolli:-jane-arritur-nivelet-optimale-per-furnizim-me-uje-ne-“kosova-b”

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se 24 orë pas sulmit terrorist në kanalin e ujësjellësit të “Ibër Lepencit”, prurjet në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë për termocentralin “Kosova B”.

Ministrja shtoi se furnizimi me ujë për qytetarët e rajonit të Mitrovicës tashmë ka filluar.

“24 orë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”. Me këtë rast, Ibër Lepenci ka rifilluar furnizimin e fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës.

Furnizimi me ujë për qytetarët e rajonit të Mitrovicës tashmë ka filluar, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet të përmirësohet furnizimi edhe në komunat e prekura të rajonit të Prishtinës, përfshirë Fushë Kosovën, Drenasin dhe Obiliqin”, shkroi Rizvanolli në Facebook .

Komento: