Rizvanolli: Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane, me kufinj të plotë e pa fusnotë

11:33 | 06 Prill 2024
rizvanolli:-kosova-pjese-e-hartes-gjeologjike-evropiane,-me-kufinj-te-plote-e-pa-fusnote

Rizvanolli: Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane, me kufinj të plotë e pa fusnotë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Kosova është paraqitur në Hartën Gjeologjike Evropiane me kufinj të plotë e pa fusnotë.
Rizvnolli ka thënë se kjo është arritur pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe se tash Kosova trajtohet njëjtë si vendet e tjera evropiane, që janë pjesë e Shërbimit Gjeologjik Evropian.

 

“Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane! Pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian”, ka shkruar Rizvanolli, derisa ka publikuar edhe pamje të hartës.

Komento: