Rizvanolli: Ne i dhamë Shqipërisë 127 mijë MWh, po ia marrim vetëm 1 mijë për t’i evituar reduktimet

21:24 | 15 Gusht 2022

Vendi ynë po vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Koorporata Elektroenergjetike e Shqipërisë sot i ka dalë në ndihmë Kosovës e cila veçse kishte filluar me masat e reduktimeve të energjisë si pasojë e mungesës së importit.

Rizvanolli ka thënë se KEK deri më sot i ka dhuruar KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1 mijë MWh për evitimin e reduktimeve.

“KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet”, tha ajo.

“Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!”, shtoi Rizvanolli.

Komento: