
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) njëherit, ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar lidhur me situatën e fundit të minatorëve të cilët janë në grevë urie.
Sot është mbajtur mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku u diskutua lidhur me këtë çështje dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk ishte prezente.
Për këtë çështje, Haziri ka thënë se ata (Qeveria) “nuk e kanë guximin të ju dalin para syve”, duke i cilësuar minatorët si gardianët e vlerave të Republikës.
“Minatorët janë gardianët e vlerave të Republikës, ata nuk e kanë guximin të ju dalin para syve, këtë e dijmë ju dhe ne se pse!”, ka shkruar Haziri.