Rizvanolli thotë se pas 7 vjet me humbje, Ibër – Lepenci është shndërruar në ndërmarrje fitimprurëse

14:08 | 03 January 2025
rizvanolli-thote-se-pas-7-vjet-me-humbje,-iber-–-lepenci-eshte-shnderruar-ne-ndermarrje-fitimprurese

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë se kompania “Ibër – Lepenci” është shndërruar në një ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022.

Ajo ka thënë se pas 7 vjet humbje fitimet më të mëdha pritet të jenë edhe më të mëdha.

“Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vitesh me humbje. Shifrat për vitin 2024 janë preliminare”, ka thënë ka shkruar Rizvanolli në Facebook, ku ka paraqitur edhe shifrat të fitimeve nga viti 2022.

Ibër – Lepenci furnizon me ujë disa rajone të Kosovës dhe është infrastrukturë kritike e vendit. Përveç termocentralit Kosova B dhe Feronikelit, sistemi i ujitjes së tokës bujqësore furnizohet për një pjesë të madhe të vendit.

Komento: