Robben do të largohet nga Bayern, ja skuadra që po e kërkon

15:45 | 07 Prill 2019

Arjen Robben është futbollisti holandez i cili luan për skuadrën e Bayern Munich.

Aventura e anësorit holandez në ‘Allianz Arena’ do të përfundojë në fund të këtij edicioni, kur edhe skadon kontrata e tij.

Lojtari ka bërë të ditur se nuk është i vendosur nëse do t’i jap fund karrierës, duke lënë të hapur mundësinë për oferta.

Kështu, interesim për lojtarin ka ardhur nga MLS. Është skuadra e Torontos ajo që dëshiron nënshkrimin e Robben, raporton ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.

Një tjetër opsion për anësorin e Bayern është edhe rikthimi tek ish skuadrat si PSV Eindhoven apo Groningen.

Komento: