Robben kthehet pas në kohë, tregon arsyen pse u largua nga Real Madrid

15:05 | 24 Maj 2019

Arjen Robben ka folur së fundi për largimin që dikur ai ka bërë nga Real madrid.

Anësori që së fundi është larguar nga Bayern Munich pas nëntë viteve qëndrim, ka zbuluar arsyet e largimit Real Madrid, para transferimit në Gjermani.

Robben ka qenë pjesë e Real Madridit për dy sezone, ku në 50 paraqitje ka shënuar 11 gola.

Ndryshimi i presidenteve te Real Madrid dhe blerjet e shtrenjta, kanë shtyrë Florentino Perezin t’i tregojë derën e largimit 35 vjeçarit.

“Isha në situatë të vështirë shkaku i ndryshimit të presidentit, ndihesha shumë mirë në Madrid, dhe kisha paraqitje të mira, por kur politika e klubit ndryshoi, nuk kisha asnjë mundësi dhe duhej të vendosja nëse kishte kuptim të qëndroja”, ka deklaruar Robben, përcjell ‘lajmi’.

“Nuk ishte vetëm Cristiano Ronaldo, Florentino Perez ishte kthyer si president dhe kishte sjellë Kakan, Karim Benzema dhe Xabi Alonso, klubi kishte shpenzuar shumë para dhe më tha se gjithashtu kishin nevojë për para. Isha mirë me Manuel Pellegrinin, dhe ndoshta kisha para sezonin më të mirë të karrierës sime”.

Komento: