Robben nuk do të jetë më pjesë e futbollit gjerman.
Media sportive italiane “Calciomercato.com” e profilizuar pikërisht në çështjet e merkatos ka zbuluar se ylli holandez i Bayern Munich, tashmë veteran, Arjen Robben është orientuar drejt një transferimi në MLS, më shumë se te Inter.
Robben kishte paralajmëruar prej kohësh se do të largohet nga klubi bavarez në përfundim të sezonit. Holandezi është aktualisht i dëmtuar dhe mundet të mos aktivizohet me Bayern Munich deri në përfundim të këtij sezoni.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, ndërkohë që Inter mbetet i interesuar të nënshkruajë me Robben, sulmuesi anësor është më pranë transferimit përtej oqeanit, për tu bër pjesë e MLS.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Robben ka zhvilluar bisedime me drejtuesit zikaltër, me këta të fundit ende të interesuar.
Holandezi do të jetë një futbollist i lirë në fund të këtij sezoni kur skadon edhe kontrata e tij me bavarezët. Ndërkohë janë disa klubet e MLS që kanë shprehur interesimin për të nënshkruar me 35-vjeçarin.