Robert Berisha dhe dy personazhe të tjerë, ja kush pritet të hyjë në BBVIP Albania

18:07 | 09 Janar 2023

Këta janë artistët e njohur që do t’i bashkohen BBV Albania 2 këtë javë

Loja në “Big Brother Vip Albania 2” është nxehur shumë. Por mesa duket produksioni ka vendosur që këtë javë është momenti më i duhur për t’i shtuar më shumë benzinë zjarrit.

Po përflitet lartë e poshtë se 3 banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë. Bëhet fjalë për Robert Berishën, Albërie Hadërgjonajn dhe Keisi Medinin.

Gjithsesi për një konfirmim të kësaj do na duhet të presim natën e “prime-it” për ta kuptuar nëse këto tre emra do bëhen pjesë.

Kujtojmë që emri i vajzës së Sabianit, Keisi Medinit, po qarkullon prej kohësh në rrjet, si një nga banoret e “Big Brother Vip Albania 2″.

Komento: