Robert Berisha i kthehet së kaluarës: Është gjithçka për mua

11:04 | 02 Mars 2020

Robert Berisha publikon një foto nga e kaluara: Është gjithçka për mua.

Robert Berisha është ‘përmalluar’ për kohën e shkuar.

Muzikanti dhe këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, si duket është kapluar nga nostalgjia, shkruan lajmi net.

Kështu të paktën na e dha përshtypjen pas publikimit të një fotografie në llogarinë e tij në Instagram.

Imazhi është realizuar në vitin 2010 dhe pranë tij këgëtari ka thënë se muzika është gjithçka për të.

“Muzika është gjithçka për mua”, ka shkruar Robert Berisha pranë fotografisë.

Kujtojmë se ai së fundmi i ka dhënë fund martesës me Nora Istrefin.

Komento: