Robert Berisha ka një kusht për të marrë pjesë në Big Brother – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Robert Berisha ka një kusht për të marrë pjesë në Big Brother

13:50 | 20 Shtator 2021

Robert Berisha tregon kushtin për të marrë pjesë në Big Brother, lidhet me gocat.

Këngëtari i njohur për publikun shqiptar, Robert Berisha nëpërmjet një lidhjeje me Skype zbuloi në “Ditë e Re” nëse do marrë pjesë në “Big Brother VIP”.

Por, Roberti ka një kusht, mes të qeshurash, ai thotë se fillimisht duhet të shikojë listën e vajzave dhe pastaj do vendosë nëse do marrë pjesë ose jo.

“Nëse ma dërgojnë listën e gocave të Big Brother, ndoshta e pranoj. Patjetër nëse e pranoja do e pranoja për karrierë, për famë. Gjithmonë e kam pranuar. Me shumë dëshirë kisha shkuar”, tha Berisha .

Komento: